Aksident mes tri veturave në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, lëndohen 4 persona

Në rrugën magjistrale Ferizaj - Prishtinë, tre automjete janë përfshirë në një aksident, ku si pasojë janë lënduar katër persona dhe janë shkaktuar dëme materiale

Ilustrim

Në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt, rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident rrugor.

Tre automjete janë përfshirë në këtë aksident, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Ndërsa, katër persona janë lënduar dhe janë transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm.

Këtë lajm për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 10:00, në rrugën magjsitrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona, të cilët me autoambulancë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.

Po ashtu, ai ka njoftuar se hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve janë mobilizuar në vendngjarje për të zhvilluar hetimet e tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika