Aksident mes tri veturave në Skenderaj, pesë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Marinë të Skenderajt, ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën rajonale.

“Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale”, ka deklaruar Zahiti.

Ekipet e emergjencës dhe policia kanë dalë në vendngjarje për t’u marrë me rastin, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika