Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, më konkretisht në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime gjatë përplasjes.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor në Vushtrri . Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti.