Ka ndodhur një aksident trafiku të shtunën në fshatin Botushë të Gjakovës nga i cili janë lënduar dy persona.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Elezaj.
“Rreth orës 17:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Botushë-Gjakovë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete, për pasojë përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore (lëndime të lehta trupore)”, ka thënë Elezaj.
Elezaj ka thënë se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.
“Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai.