Aksident në Gjakovë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Dje (e shtunë) ka ndodhur një aksident në Gjakovë mes dy automjeteve me targa vendore. Nga ky aksident një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar

Aksident trafiku, foto ilustrim

Të shtunën në orën 16:50 ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjakovë, ku ka vdekur një person dhe janë lënduar katër të tjerë.

Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete me targa vendore.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari për shkaktim të aksidentit pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Gjakovë 05.08.2023 – 16:50. Raportohet për një aksident trafiku me fatalitet, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasojë e plagëve të marra, një person ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari për shkaktim të aksidentit pas tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika