Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Lëbushë të Deçanit.
Këtë për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.
Ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.
Në këtë aksident, sipas Gashit, kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 07:23, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident të ndodhur në Lëbushë të Deçanit. Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, ku pesë persona janë lënduar, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës, dhe sipas mjekut, janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.