Aksident në Leshan të Pejës, përfshihet një veturë e KFOR-it

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident raportohet të jetë përfshirë edhe një veture e KFOR-it

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, të martën e 24 tetorit.

Në këtë aksident raportohet se janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave thuhet se është e KFOR-it.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Në ora 15:18 policia ka marrë informatën për një aksident trafiku në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë të involvuara dy automjete”, ka thënë Gashi.

Por gjendjen e personave të aksidentuar, Gashi thotë se ende nuk ka informacione.

Po ashtu, ai nuk konfirmon se njëra nga veturat i përket KFOR-it.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika