Aksident në Malishevë, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku ka ndodhur fshatin Dragobil, në Malishevë, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona

Foto ilustruese

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Dragobil, Malishevë, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona.

Këtë për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, teksa ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 16:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për katër persona të lënduar”, tha ai.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika