Aksident në Prizren, raportohet për një të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në Prizren, më saktësisht në rrugën Zhur. Nga ky aksident, sipas policisë së Kosovës, ka mbetur i lënduar një person

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në Prizren, më saktësisht në rrugën Zhur.

Mediat lokale, kanë raportuar për një person të lënduar, i cili është dërguar në Spitalin e Prizrenit nga kalimtarët e rastit.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një Golf 4 dhe një Audi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore, të cilat po merren me rastin.

Policia e Kosovës për Portali D, ka deklaruar se vetëm një person është lënduar nga aksidenti i ndodhur, dhe se, i njëjti, është dërguar në Emergjencën Spitalore Rajonale në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, duke deklaruar se personi i lënduar ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të trafikut.

Ndërsa, në lidhje me rastin tani është duke u marrë njësia rajonale e trafikut në Prizren.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika