Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të diel në magjistralen Deçan-Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq.
Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime.
Këtë e ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 07:00 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Raushiq. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.
Ai ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të policisë dhe hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë çuar deri aksidenti.