Aksident në Rrugën e Kombit – Makina me targa serbe përplaset me trafik ndarësen, 5 të lënduar

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, nga i cili pesë persona janë lënduar

Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele ka ndodhur një aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, më detajisht në fshatin Gziq.

Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Nga ky aksident janë lënduar pesë anëtarë të një familjeje, tre fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia gjendet në vendngjarje, derisa dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë ishin shkaktarë të aksidentit. /abcnews.al

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika