Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen 6 persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti të enjten e 28 prillit në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për RTV Dukagjinin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht, në segmenti rrugor në fshatin Pestovë”, ka thënë ai.

Sipas Zahitit, në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka shtuar ai.

Ndryshe, edhe të mërkurën e 27 prillit, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, nga i cili kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.

Në disa pamje të siguruara nga RTV Dukagjini, shihet se një makinë është rrokullisur buzë rrugës.

No description available.

Sipas Zahitit, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ndërkaq, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar, gjithsej, 29 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe  25 ishin me të lënduar.

Po ashtu, sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar një mijë e 996 tiketa trafiku.

Statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika