Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së mërkurës së 21 dhjetori, në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Lajmin e ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka theksuar se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.