Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku është përfshirë një automjet.
Ngjarjen e ka konfirmuar për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut”, ka njoftuar Ahmeti.