Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga një aksident që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, një person ka mbetur i lënduar

Pamje nga aksidenti, Foto:Insajderi

Të premten e pesë gushtit, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore i cili pastaj është dërguar për tretman mjekësor.

Këtë e ka konfirmuar për portali Dukagjini, zëdhënësja në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika