Aksident në rrugën Prizren – Gjakovë, goditet për vdekje këmbësorja 65-vjeçare

Policia e Kosovës

Ka vdekur një grua 65-vjeçare si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prizren–Gjakovë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50, është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë, saktësisht ne fshatin Piranë, përball pompës. Sipas informatave të para, viktima është e gjinisë femërore, 65-vjeçare”, ka thënë ai.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë edhe Prokurori i Shtetit dhe mjekët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Lidhur me rastin një i dyshuar, 25-vjeçar, është dërguar në mbajtje për 48 orë, gjersa trupi i pajetë është dërguar në IML.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika