Aksident rrugor në Kishnicë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë tri vetura

Ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë tri automjete.

Lajmin për Portalin Dukagjini, e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti, janë lënduar katër persona.

Me këtë rast, sipas saj, është duke u marrë njësiti kompetent i trafikut.

“Rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika