Një aksident rrugor ka ndodhur në Kroaci, ku janë përfshirë disa automjete.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në dalje të autostradës në Kroaci, teksa po ashtu besohet që pjesë e këtij aksidenti të jenë edhe disa mërgimtarë nga Kosova.
Portali Dukagjini është duke provuar të komunikojë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, dhe Ambasadën e Kosovës në Kroaci për të marrë më shumë detaje në lidhje me këtë rast.
Në fotot e siguruara nga Dukagjini shihet se në vendin e ngjarjes janë edhe dy ambulanca.
Nga aksidenti i ndodhur të premten, shihet se në pikëkalimin kufitar Kroaci-Serbi, janë shkaktuar kolona të gjata.