Aksident rrugor në Shqipëri, dyshohet për 3 të vdekur dhe 4 të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Shqipëri, dyshimet e para thonë se kanë mbetur tre të vdekur dhe katër të lënduar

Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure, në Rrugën e Arbrit, ku raportimet paraprake flasin për 3 viktima dhe 4 të tjerë të plagosur.

Aksident i katërfishtë ndodhi në segmentin Ura e Çereneçit-Maqellarë, raporton Top Channel.

“Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I. Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjerë në automjete. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore. Nga pamjet e para nga vendngjarja, shihet se një nga makinat është e përmbysur në rrugë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika