Aksident trafiku në Francë, humbin jetën dy shqiptarë

Një aksident trafiku ka ndodhur në Francë rreth orës 11:30, ku dy persona me shtetësi shqiptare kanë humbur jetën

Foto nga vendi i ngjarjes

Dy shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Francë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunën e Filliere, në Francë, rreth orës 11:30.

Në njërën prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 43-vjeç me origjinë shqiptare, ku me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ekipit mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e tyre.

Pamje nga aksidenti në Francë

Ndërsa, në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët kanë mbetur të lënduar.

Gruja me dy fëmijët e saj u dërgua për trajtim në qendrën spitalore Alpes Léman, raporton Le Dauphine, transmeton Dukagjini.

Pamje nga aksidenti në Francë

Ndërkaq, kalimi i veturave është ndërprerë plotësisht në rrugën ku kishte ndodhur aksidenti.

Pamje nga aksidenti në Francë

Pas pastrimit të rrugës, rruga është rihapur plotësisht për qarkullim rreth orës 13:30.

Ndërkaq, Policia e Francës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shija e redaktorit

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

Të fundit nga rubrika