Aksident trafiku në Klinë, gjashtë të lënduar

Në fshatin Klinavc të Klinës, ka ndodhur një aksident, e si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur gjashtë persona të lënduar

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjashtë persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Klinafc të Klinës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka bërë të ditur se se në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë e aksidentit 6 të lënduarit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë.

“Rreth orës 14:50, Policia është informuar se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë,” ka bërë të ditur Rugova.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika