Aksident trafiku në Obiliq, ndërron jetë një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka goditur me automjet një grua së cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse

Ilustrim





Të martën e katër tetorit, një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti trafiku në komunën e Obiliqit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka goditur me automjet një grua së cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se tashmë i dyshuari është arrestuar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare së cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Siç thuhet në njoftim rasti është në procedurë hetimore.

Ndërkaq sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit, janë gjithsej 45 aksidente trafiku.

Një prej tyre ka përfunduar me fatalitet, 18 nga to kanë përfunduar me të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Ndërsa janë dy mijë e 117 tiketa të trafikut të shqiptuara nga Policia e Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika