Aksident trafiku në Pejë, lëndohet një shtetas i Turqisë

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në qytetin e Pejës. Një person, shtetas i Turqisë, është goditur nga një veturë

Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën e 25 janarit në rrugën Hysni Rama në qytetin e Pejës, ku si pasojë i lënduar ka mbetur një shtetas i Turqisë.

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur pasi personi që po drejtonte makinën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka goditur këmbësorin i cili ka pësuar lëndime.

Kësisoj, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“ I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull shtetas i Turqisë. Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar viktima i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika