Aksident trafiku në Prizren, goditet për vdekje një 42 vjeçar

Një person është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje në fshatin Randobravë të Komunës së Prizrenit

Ilustrim

Një person i moshës 42 vjeç, ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Rastin për Portalin Dukagjini, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka thënë se viktima është goditur nga një automjet në lëvizje.

“Ne ora 19:24 nga ekipi i urgjencës se qytetit te Prizrenit është marre informata për një person te vdekur si rezultat i goditjen nga një automjet ne lëvizje. Rasti ka ndodhe ne fsh. Randobrave KK Prizren. Ekipet policore  kane dalë në vendin e ngjarjes. Viktima- këmbësori është mashkull 42 vjeçar”, ka thënë ai.

Bytyqi, konfirmoi se i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndalur për 48 orë ne ndalim policor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika