Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Prizren, mëngjesin e së dielës.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, shoferi i veturës e ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime, ndërkaq pasagjeri ka humbur jetën.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rruge. Si pasojë, drejtuesi ka pësuar lëndime trupore, ndërsa pasagjeri mashkull kosovar ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 14 aksidente trafiku me lëndime dhe 26 me dëme materiale.