Aksident trafiku në Rahovec, vdes një person

Të përfshirë në aksidentin e trafikut në Rahovec ishin dy automjete dhe për pasojë, një person ka vdekur ndërsa tjetri, ka pësuar vetëm lëndime trupore

Ilustrim

Një person ka humbur jetën si shkak i lëndimeve të rënda të marra në një aksidenti në Rahovec, përkatësisht në drejtim të Xërxës.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar, Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës, në Gjakovë.

Sipas Sheremet Elezaj, aksidenti ka ndodhur në 11:20, paraditen e së hënës.

Ai ka thënë se krahas të ndjerit, personi tjetër ka pësuar vetëm lëndime trupore.

“Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e konfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec). Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici”, ka thënë Elezaj.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje.

Njëherësh, është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika