Aksident trafiku në rrugën Suharekë – Prizren, digjet tërësisht vetura, 2 të lënduar rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën më 4 qershor në rrugën Suharekë – Prizren, ku si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë

Autostrada "Ibrahim Rugova"

Më datën 4 qershor në orën 12:05, në rrugën Suharekë – Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë. Në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, e cila ishte e drejtuar nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, vetura ka pësuar djegie të tërësishme. Në të njëjtën kohë, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Siç ka njoftuar Policia nëpërmjet raportit 24-orësh, dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor të specializuar.

“Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për t’i zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika