Dy persona humbin jetën në një aksident në Suharekë

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës

Ilustrim

Një aksident trafiku të dielën e 28 prillit ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Në aksident ka qenë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, duke thënë se aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe veture.

Gashi ka thënë se dy personat që kanë humbur jetën janë vozitësi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari i tij.

“Magjistralen Prizren-Suharekë, saktësisht në hyrje të Suharekës rreth orës së 17:30 ka ndodhur një aksident me fatalitet në këtë aksident janë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motociklete ku ka vdekur drejtuesi i motoclikeltës dhe bashkëudhtëari që ka qenë me te”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se “Vdekjen e ka konstatuar mjeku i urgjencës në Suhareke personi i dyshuar është nën kontrollin e policisë kurse bashkëudhëtari i drejtuesitë të makinës është në spitalin rajonal të prizrenit. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugore në Suharekë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika