Në mëngjesin e së hënës ka ndodhur një aksident në autostradën për në Fushë-Kosovë.
Sipas pamjeve të publikuara shihet se aksidenti ka qenë zinxhiror dhe në të janë përfshirë disa vetura dhe kamionë.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës, por deri më tani është në pritje të saj.