Aksidentet në trafik, shqetësues numri i tyre gjatë verës

Numri i lartë i automjeteve në trafik gjatë sezonit të verës ka bërë që të ketë shifra shqetësuese edhe të aksidenteve. Për ekspertet e komunikacionit, janë disa arsye që kjo shifër po përsëritet nga viti në vit, përfshirë edhe përgatitjen e dobët të kandidatëve që pajisen me patentë shoferi

Aksidentet në trafik, shqetësues numri i tyre gjatë verës

Kolonat janë të zakonshme ditëve të fundit në secilin prej qyteteve të vendit.

Numri i madh i automjeteve në rrugë, ka rezultuar edhe në rritjen e numrit të aksidenteve.

Në raportet ditore të policisë, shifrat prej rreth 100 aksidentesh janë të zakonshme.

Në një përgjigje të zyrës për informim të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se nga janari i këtij viti deri në fund të Qershorit kanë ndodhur 9930 aksidente prej tyre me lëndime 3782, derisa me fatalitet 35 ku si pasojë kanë humbur jetën 40 persona.

Shifra e aksidenteve me fatalitet, është më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por në përgjithësi e aksidenteve me lëndime, është më i lartë për gati 250 raste.

Eksperti, Bekim Ahmeti,  thotë se janë disa shkaqe që shifra sipas tij alarmante po përsëriten çdo vit.

“Nëse nuk kemi radar statik dhe mobil nga ana e Policisë atëherë do të kemi përherë kësi gjendje të tilla, kamera nëpër zona të zhvilluara do të ndihmonte fluksin e  valës së gjelbërt dhe do të kemi numër të aksidenteve më pak”, ka thënë Ahemti.

Përveç kësaj, Ahmeti tregohet kritik edhe për pajisjen me patentë shoferi për kandidatë që nuk janë të përgatitur për vozitje.

“Ngasësit që pajisen më patentë marrin patentë pas meritë fare por edhe shkalla e vetëdijesimit dhe temperamentin tonë, sa jemi na temperament në raport më numrin e  automjeteve dhe kjo  ndikon edhe mos disiplina dhe mungesa e transportit publik”, ka shtuar Ahmeti.

Gjatë kësa jave, janë regjistruar disa aksidente që kanë rezultuar me  humbje jetësh, pavarësisht thirrjve të policisë për vozitje të kujdesshme e në respektim të rregullave të trafikut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika