Aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza, pasagjerja që ishte me to po trajtohet në Spitalin e Gjilanit

Dy vajza kanë humbur jetën dje(e premte) në një aksident trafiku në në aksin rrugor Domoroc-Hodonoc të komunës së Ranillugut dhe një tjetër mori lëndime.

Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se pasagjerja që ishte me to në veturë është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Aksidenti dje fillimisht u raportua si vetaksident, por policia pasi ka këqyrur kamerat dhe mbledhjes së provave të tjera, tha se kishte qenë një aksident mes veturës dhe një kamioni, shoferi i të cilit është arrestuar.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Hodanc,  Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve.  Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra  kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër  kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull  kosovar  dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika