Aksidenti me fatalitet në Prishtinë-Ferizaj, QKUK: Njëri nga të aksidentuarit është në gjendje të rëndë

QKUK ka bërë të ditur se njëri nga të aksidentuarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror

QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka thënë se si pasojë e aksidentit me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Prishtinë – Ferizaj, ku vdiq një person, njëri nga të lënduarit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përmes një komunikate në Facebook, QKUK ka bërë të ditur se i njejti është dërguar në Mjekimin Intensiv Qendror.

Ndërkaq, dy të aksidentuarit të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirugjisë Torakale dhe tjetri në atë të Neurokirugjisë.

“Pas orës një, të mesnatës, 5 persona kanë kërkuar trajtim emergjent mjekësor, në kuadër të Klinikës Emergjente, në QKUK, si pasojë e aksidentit në trafik. Ekipet mjekësore në përbërje të mjekëve emergjent, mjekëve të klinikave tjera dhe të infermierëve menjëherë kanë ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Edhe përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa njëri pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi.

Ndryshe, një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas mesnatës të së premtes në një aksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk  ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin, po merren njësitë e trafikut.

Një i vdekur e katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika