Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen tragjike të tre të rinjve, në një aksident trafiku te Liqeni i Badovcit, që ka ndodhë dje rreth orës 23:00.
Rama përmes një postimi në “Facebook” shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave.
“Këto janë momente të rënda për familjet dhe të afërmit e tyre, dhe në këto çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutemi që të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të madhe. Ne jemi me ju në këtë moment të vështirë” – ka shkruar Rama.