Aksidenti në Itali, vdes një DJ kosovar

Një DJ 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në veri të Italisë, i cili teksa ishte duke drejtuar makinën e tij ka humbur kontrollin

Një DJ 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në veri të Italisë.

Sipas raportimeve, teksa ai ishte duke drejtuar makinën e tij ka humbur kontrollin në rrugën mes Ivreas dhe Santhias dhe u përplas në rrethoja, ku edhe vetura shpërtheu në zjarr.

Siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, bëhet fjalë për një DJ që jetonte në Villeneuve VD të Zvicrës, i cili të shtunën kishte performuar në një klub në Kantonin Wallis të Zvicrës e më pas me Ferrari u nis drejt Italisë.

Rastin e ka konfirmuar edhe vëllai i viktimës.

“Është shumë e rëndë që ta përshkruaj me fjalë atë njeri të mrekullueshëm e pozitiv. Por nëse më duhet, atëherë do të thosha se ishte njeriu më i dashur që kam njohur. Momentalisht nuk kemi marrë shumë informata nga policia. Vëllai im tjetër, që jeton në Itali, po merret me të gjitha tash”, tha 41-vjeçari.

Sipas mediumeve italiane, identifikimi është i vështirë për shkak të djegies së trupit.

Policia nga Settimo Torinese e ka kontaktuar një familjar të viktimës dhe e ka lutur që ajo të ndihmojë me test të ADN-së për identifikimin e viktimës.

Vëllai i DJ vetëm sa ishte kthyer në Suedi, por ai ka vendosur të bëjë rrugën prapa për në Zvicër.

“Ne duam t’i qëndrojmë pranë gruas dhe fëmijëve të vëllait. Ata gjenden në shtëpi në Zvicër”, ka thënë 41-vjeçari.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika