Aksidenti në Kçiq, Kurti: Falënderoj mjekët, qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e gazit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar personelin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (QKUK) për reagimin e shpejtë dhe profesional në trajtimin e 15 qytetarëve të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar personelin kujdestar në QKUK për ndërhyrjen e shpejtë ndaj qytetarëve të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi.

“Për diç më shumë se një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK, i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës”, ka shkruar Kurti.

Njëherit kryeministri Kurti u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve në incidentin e ndodhur para disa orëve.

“Disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë. E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet”, vijoi ai.

Së fundi, i pari i Qeverisë ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë më shumë kujdes tek përdorimi i sigurt i gazit.

“Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre. Ndërkaq inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika