Aksidenti tek rrethërrotullimi në Lakrishtë, tre të lënduar

Tre persona kanë pesuar lëndime si pasoj e një aksidenti që ndodhi në orët e para të së henës tek rrethërrotullimi në Lakrishtë. Njëri nga të lenduarit ka pësuar lëndime serioze për çka po trajtohet në mjekimin intenziv

Shiritat e vendosur tek pjesa e rrethojave është e dëmtuar, këto janë shenjë e aksidenti që ndodhi në mengjesin e hershëm të kësaj të hëne.

E tërë ngjarja kishte ndodhi rreth orës 03 të mëngjesit ku një veturë që po qarkullonte në lagjen Lakrishtë, ra nga lartësia e rrethërrotullimit.

Për atë se si ndodhi deri të ky aksident, Policia e Kosovës thonë se janë duke e hetuar rastin

“Tre personat që gjendeshin brenda veturës që pësoi aksident tashmë janë duke marr trajtimin e tyre në Qendren Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Dy prej tyre që janë edhe familjarë mes veti, po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, e të cilët kanë edhe gjendje të mirë shëndetëosre, por gjendje të njëjtë nuk ka personi I tretë i lënduar”, ka thënë drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci.

Në Kosovë ditëve të fundit janë shtuar aksidentet në komunikacion, ku brenda dy ditëve kanë ndodhur mbi 200 aksidente. Sipas të dhënave të publikuar nga Policia e Kosovës, më datën 11 gusht kanë ndodhur 104 aksidente, ku 40 ishin me persona të lënduar, ndërsa 64 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika