Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku si pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan.
Eksperti i sigurisë, Nol Dedaj ka thënë se aksidenti i ndodhur të dielën mbrëma në Çubrel duhet të analizohet thellësisht në “elementet” dhe “faktorët” që kanë shkaktuar aksidentin.
Dedaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se faktori kryesor në shkaktimin e aksidentit në Çubrel do të jetë faktori “rrugë”.
“Të paktën muaji janar është përgjakshëm për aksidente. Ato që ndodhin në rrugët e Kosovës janë mos hulumtimi ose mos studimi I elementeve rrugor dhe të tjerë që shkaktojnë aksidente. Ngjarja e Çubrelit, rruga është me karakteristika teknike që nuk duhet me vozit me shpejtësi të lartë. Rastet e tilla duhet me u analizu dhe patjetër elementet dhe faktorët që kanë shkaktuar aksidentin. Institucionet e tona nuk e marrin parasysh asnjë studim të aksidenteve pavarsisht hulumtimeve që ndikojnë në aksidente.Aksidenti në Çubrel do të dale faktori rrugë. Jemi në shekullin 21 dhe duhet me përdor ekspertin e duhur. Por nëse del dikush pa iu bërë analiza prej ekspertave. Më vjen keq por nuk duhet. Është edhe faktori rrugë, faktori automjet. Kur iu ka bë kontrolla periodike, apo kontrolla teknike brenda vitit apo brenda dy viteve. Në qoftë se është suspendohesh duhet me pas argument. Nuk ke kriju institucione për hulumtim”, tha Dedaj.
Liridon Shahini – Eksperti i komunikacionit tha se secili zyrtar policor i cili është në kryerje të detyrës zyrtare nuk e ka të lejuar të vozisë me shpejtësi më të lartë sesa parashihet me rregullat e trafikut rrugor.
“Secili zyrtar policor krahas shkollimit që bën, e bën edhe ngasjen emergjente. Kur ai ka të drejtë me rotacion, por parasysh si çdo qytetar tjetër. Nuk ka drejtë më tepër se sa shpejtësia e lejuar të vozit me veturë zyrtare. Shumë e rëndë”, deklaroi Shahini.
Shahini ka treguar edhe disa metoda për uljen e aksidenteve të komunikacionit rrugor në qoftë se bëhet vetëdijësimi i plotë i personave që nga shkolla fillore.
“Nëse e marrim raportin e gjobave dhe tiketavee kundërvajtësve në komunikacion të vitit 2021-2023, 2024 kemi dyfishim të kundërvajtësve. Kur kemi pasur në 2022 , rreth 1000 tiketa për kundërvajtës në 2024 kemi rreth 2 mijë. Duhet me I kuptu se jo gjithmonë ndëshkimi I vetëdijëson njerëzit. Vetëdijësohen njerëzit nga kultura e përgjithshme, vetëdijësimi I përgjithshëm, edukimi në shkolla.
Edukimi apo lënda e komunikacionit duhet të jetë që nga shkolla fillore. Së paku në kapituj të jetë lënda e komunikacionit. Nuk është e mjaftueshme që brenda 30 ditëve të pajiset me patentë shofer. Nëse ti për 30 ditë bëhesh ngasës, dhe vozit me 130km nuk është e mjaftueshme për të qenë shofer”, tha Shahini.