Aksidenti tragjik: Njëri nga katër të vdekurit është zyrtar i komunës së Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime për familjarët e katër viktimave që humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Ferizaj – Shtime.

Ai bëri të ditur se dy nga viktimat janë nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes.

Në mesin e tyre është edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sotëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik”, ka thënë ai.

Nga ky aksident dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët janë ende duke u trajtuar në QKUK.

Një nga të lënduarit është një grua shtatzënë kurse burri i saj ka lëndime më të lehta.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika