Një aksident trafiku ka ndodhur sot në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci dhe Agim Ramadani, në Prishtinë.
Në këtë aksident janë përfshirë dy motoçikleta dhe një automjet, ku si pasojë e përplasjes, dy vozitësit e motoçikletave kanë pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman ne QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, ka njoftuar zëdhënësja a Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.