Aksidentohet autobusi i kompanisë kosovare në Vlorë

Të hënën e 23 majit, autobusi me turistët kosovar është aksidentuar në Vlorë. Përveç dëmeve materiale, deri tani nuk raportohet për të lënduar

Aksidenti në Vlorë

Një autobus me turistë nga Kosova, të hënën është përplasur në degën e një peme  në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimeve në media, autobusi është përplasur me një nga degët e pemës dhe ka ngecur në vend.

Aksidenti në Vlorë

Në momentin që autobusi ka qenë duke kaluar, është shkëmbyer me një kamion dhe nuk ka arritur të manovrojë dot. Ai ka ecur drejt dhe është përplasur me pemën.

Pritet që të mbërrijë një vinç i madh për të zhvendosur autobusin dhe një sharrë për të prerë degën e pemës.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

 

Shkaktarët e përgjithshëm të aksidenteve me autobusë

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika