Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, humb jetën një person e lëndohen disa të tjerë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në autostradën A1 ndërmjet Brinnjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit në Kroaci.

Siç raporton mediumi kroat, “Index.hr”, aksidenti ka ndodhur kur një shtetas shqiptar 58 vjeç, duke drejtuar një autobus me targa kombëtare shqiptare, për arsye të panjohur ka kthyer djathtas, ka përplasur një gardh dhe është përmbysur në anën e majtë të tij.

Në këtë autobus ishin edhe nëntë persona të tjerë, ku disa prej tyre janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet në Karlovac dhe Ogulin,

Sipas raportimit, arsyet e aksidentimit mbeten ende të panjohura, ndërkaq hetimet e policisë janë duke vazhduar.

Autostrada fillimisht ishte mbyllur në të dyja drejtimet, ndërsa mëngjesin e së dielës është hapur për qarkullim njëra korsi e autostradës në drejtim të Zagrebit.

Unioni Shqipëtar në Kroaci ka bërë të ditur se Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika