Aksidentohet automjeti i zjarrfikësve me një veturë civile në Kaçanik, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kovaçec të Kaçanikut

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Kovaçec të Kaçanikut.

Kështu bëri të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se në aksident janë përfshirë një automjet i zjarrfikësve dhe një veturë civile.

“Sot në ora 14:44, Policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në fshatin Kovaçec të Kaçanikut është një aksident komunikacioni ku janë përfshirë një automjet i zjarrfikësve dhe një veturë civile. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete,  lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Veseli.

Veç patrullës së Policisë së stacionit të Kaçanik, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Komunikacionit Rrugor për hetimin e rastit, shtoi Veseli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika