Aksidentohet një autobus në Ankara, nëntë të vdekur e 26 të lënduar

Një aksident i rëndë në Ankara ka shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve, kur një autobus u përplas me shtyllën e urës

Foto: Mehmet Futsi/AA

Një aksident tragjik ka ndodhur në Ankara, ku një autobus është përplasur me shtyllën e një ure, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Sipas raportimit të Anadolu Agency, rasti ka ndodhur kur autobusi ishte në rrugë nga Izmiri për në qytetin Agri, ku humbi kontrollin dhe u përplas me urën në afërsi të fshatit Olukpınar, në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Shkak i aksidentit i gjithë aksesi në rrugën e përfshirë është mbyllur.

Ekipet e zjarrfikësve, që mbërritën në vendngjarje, shpëtuan ata që kishin mbetur të ngujuar në autobus, ndërsa të plagosurit u dërguan me ambulanca në spitalet e zonës për trajtim të mëtejshëm.

Ministri turk i Drejtësisë, Yılmaz Tunç, ka bërë të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin dhe janë caktuar tre prokurorë publikë në hetim nën koordinimin e një zëvendëskryeprokurori publik.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika