Aksidentohet një motoçiklist, goditet nga një veturë në Prishtinë

Sot, afër kompleksit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, në rrugën “Robert Doll ka ndodhur një aksident trafiku

Një person është lënduar në Prishtinë, pasi i njëjti derisa ishte me motoçikletë është goditur nga një veturë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, teksa ka shtuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20.

“Sot rreth orës 12:20 në rrugën “Robert Doll” Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika