Aksidentohet presidenti Zelensky

Presidenti ukrainas është përfshirë në një aksident trafiku, ku një veturë pasagjerësh është përplasur me automjetin presidencial

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka premtuar se do të zmbrapsë ofensivën e Rusisë dhe do të marrë përsëri territorin ukrainas të kapur nga trupat e Moskës [Shërbimi Presidencial i Shtypit ukrainas/Fletore nëpërmjet Reuters]

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është përfshirë në një aksident trafiku me veturë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Sergi Nykyforov, i cili ka njoftuar se presidenti ukrainas nuk ka pësuar lëndime serioze.

“Një veturë pasagjerësh u përplas me automjetin presidencial dhe eskortën e tij në kryeqytetin Kiev”, ka thënë Sergi Nykyforov në një deklaratë të shkurtër.

“Presidenti u kontrollua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, shtoi ai, shkruan BBC.

Sipas tij, drejtuesi i veturës që u përplas me autokolonën është marrë në mjekim në vendngjarje dhe është larguar me autoambulancë.

Nykyforov deklaroi se të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut po hetoheshin nga oficerët e zbatimit të ligjit, duke mos dhënë detaje.

Ky aksident ndodhi pasi Zelensky të mërkurën vizitoi qytetin e rimarrë nga Rusia të Izyumit, qendër kjo kryesore logjistike në Ukrainën Verilindore.

Ai ka falënderuar trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë.

Ndërkaq, ditëve të fundit, ushtria ukrainase ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar nga Rusia, duke i detyruar trupat ruse që të tërhiqen.

Pse Ukraina do të fitojë

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika