Aksion i Prokurorisë Speciale në Ndërmarrjen ‘Pallati i Rinisë’, Prokuroria jep detaje

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë”. Në ambientet e punës tek të dy të dyshuarve janë sekuestruar dokumente të nevojshme për zhvillimin e hetimeve, dy telefona dhe një armë zjarri

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e dy personave të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Arrestimi i tyre është kryer në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar thuhet se në ambientet e punës tek të dyshuarve janë sekuestruar dy telefona, dokumente të rëndësishme si dhe një armë zjarri.


“Gjatë këtij aksioni hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, kanë realizuar arrestimin e dy personave të dyshuar me dyshimet për përvetësim të kundërligjshëm të fondeve gjatë vitit 2022 në NP ‘’Pallati i Rinisë’’ në Prishtinë.” Të arrestuarit A.Z. dhe F. Rr. dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 i KPRK-së dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’ nga neni 418 i KPRK-së.Gjatë këtij aksioni është kryer kontroll i detajuar në ambientet e punës së të dyshuarve, ku janë sekuestruar:• 2 telefona celular;• dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore;• 1 armë zjarri me 10 fishek”, thuhet në njoftimin publik të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika