Aksion para Këshillit Prokurorial, kërkohet shkarkimi i Kujtim Munishit dhe Ruhan Salihut

Gjatë aksionit para Këshillit Prokurorial, është kërkuar shkarkimi i prokurorit Ruhan Salihu dhe kryeprokurorit Kujtim Munishi, për shkak të “neglizihimit” të rastit të dhunimit të 11-vjeçares në qershor

Pamje nga aksioni

Të mërkurën e 14 shtatorit, është zhvilluar një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial, të organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

Me anë të këtij aksioni është kërkuar shkarkimi i kryeprokurorit të Prishtinës, Kujtim Munishi dhe prokurorit Ruhan Salihu.

Njëra nga organizatoret, Anita Mjeku, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, është bashkëfajtore në përdhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë nga pesë burra, ngjarje kjo që ndodhi në muajin gusht të këtij viti.

Prokuroria është përballur me këtë “akuzë”, për shkak se siç thotë Mjeku rasti kishte ndodhur edhe në qershor dhe ishte në duart e prokurorit Ruhan Salihu, “që e kishte neglizhuar rastin”.

“Sot ne i shpallim Prokurorinë dhe KPK-në si zona krimi. Përmes këtij institucioni prapa mirëmbahen neglizhentë, seksistë dhe riprodhohen prokurorë e rascistë që më pas shndërrohen edhe në bashkëfajtorë të krimeve me baza gjinore”, ka thënë Mjeku, shkruan KP.

Mjeku më tej shtoi se Ruhan Salihu ishte prokuror edhe në rastin e Kujtim Veselit, 11- vjeçarit që u përdhunua e më pas u vra.

“Prokuroi Salihu ende vazhdon të punojë i pashqetësuar”, është shprehur ajo.

Mjeku kërkoi më tej që trajtimi i rastit të 11-vjeçares të hiqet nga kompetenca e Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe t’i kalojë asaj Speciale.

“Nuk mund të presim edhe një lëshim tjetër të kësaj Prokurorie”, shtoi Mjeku, duke kërkuar shkarkimin edhe të kryeprokurorit Munishi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika