Aksion policor në magjistralen Prishtinë – Pejë, sekuestrohen 12 kg substancë narkotike dhe arrestohen gjashtë persona

Në një operacion policor në tetë lokacione në magjistralen Prishtinë – Pejë janë sekuestruar 12 kg substancë narkotike dhe janë arrestuar gjashtë persona

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme (12 maj), ka realizuar një operacion në tetë lokacione në magjistralen Prishtinë – Pejë. Në këtë operacion ka sekuestruar mbi 12 kilogramë drogë.

Gjatë operacionit, Policia ka arrestuar gjashtë persona dhe me urdhër të prokurorit i ka dërguar në mbajtje.

“Raportohet se më 12.05.2023 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe pas një hetimi disa mujor nga DHTN është bërë kontroll në 8 lokacione të ndryshme dhe gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 12 kg. 650 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre vetura, 3 467 € para të gatshme, 12400 lekë, 7 telefona. Lidhur me rastin gjashtë persona janë arrestuar, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika