Aksion simbolik në Bujanoc, Lutfiu: Shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Nevzad Lutfiu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, udhëhoqi një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, duke bërë thirrje që Ministria e Brendshme e Serbisë ta respektojë Kushtetutën për numrin e policëve nga komuniteti shqiptar

Foto: Nevzad Lutfiu, Facebook.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka organizuar një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, për të theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës së Serbisë në lidhje me numrin e policëve nga komuniteti shqiptar.

Në njoftimin e tij në rrjetin social, Facebook, ai ka përmendur Nenin 77 të Kushtetutës së Serbisë, i cili kërkon “përfaqësimin proporcional të pakicave nacionale” në organet shtetërore dhe në institucionet e tjera.

Lutfiu është shprehur se numri i policëve shqiptarë në Serbi është shumë i vogël dhe se disa prej tyre janë afër pensionit, ndërsa nuk është pranuar asnjë polic i ri nga komuniteti shqiptar në vitet e fundit.

“Respektojeni kushtetutën” ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: “Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale”. Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit. As edhe një polic i pranuar në vitet e fundit nga komuniteti shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, ai ka bërë thirrje ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare që të kthejë vëmendjen ndaj kësaj çështjeje dhe të ndihmojë në adresimin e diskriminimit të komunitetit shqiptar në Serbi që ai e përshkruan si një formë të diskriminimit dhe racizmit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika