Aksioni i djeshëm në veri, Eksperti i sigurisë: Veprim i duhur, por fillimisht duhet konsultuar me aleatë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme [e hënë] ka zhvilluar një aksion në veri, ku janë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” dhe janë konfiskuar rreth 1 milion e 600 mijë euro, 74 milionë e 700 mijë dinarë serbë dhe valuta të tjera. Përpos Policisë së Kosovës, gjatë këtij aksioni prezentë ishin edhe Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës.

E për këtë aksion të Policisë së Kosovës, eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, ka thënë se është veprim i duhur i institucioneve të vendit, por që fillimisht është dashur një konsultim me aleatë para marrjes së veprimeve.

Sipas Dashevcit, për aksione të ngjashme sikurse dje duhet të koordinohemi me aleatët e Kosovës, shkak të mos ketë reagime të tyre dhe mospajtime me ta.

“Në aspektin e sigurisë, proceset nuk mund të ndalen, sepse ka ndodhur një herë sulmi i Banjskës në veri me 24 shtator. Në aspektin e sigurisë nuk pritet asnjë incident të mundshëm sa i përket çështjes së dinarit. Ke mundur në çdo kafe apo dyqan të paguash me euro, nuk ke pasur asnjëherë problem, sepse secili mund të konvertojë në euro dhe ka kartelë për t’i kryer shërbimet. Ne jetojmë në Kosovë, si shtet i pavarur dhe sovran, dhe sa i përket aspektit të sigurisë dhe atë ligjor jemi në të drejtën tonë. Bashkësia Evropiane nuk ka deklaruar se kjo është ilegale, por kanë pasur mospajtime për kohën e tranzicionit, që qytetarët ta kenë një afat se si shkojnë këto gjëra”, ka deklaruar Dashevci.

Ndërsa, Mustafë Kadrijaj, njohës i ekonomisë, e ka komentuar operacionin policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe të Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas tij, Kosova po del të duket si shtet jostabil për nga ana e sigurisë.

“Me ligjet aktuale, përveç që duhet bërë një kërkesë dhe ta japë certifikatën ARBK, njëherit duhet të dërgohet edhe dokumentacionin shtesë dhe atë pozitën financiare… ne po kërcënohemi nga ana e drejtpërdrejtë të sigurisë luftarake dhe si Kosovë është dashur që në këtë drejtim të jepet kohë. Kosova rrugëtimin e vet e ka pasur kryekëput me partnerët ndërkombëtarë. Derisa je në bisedime, nuk ke shumë të drejtë që t’i mbyllësh, sepse nuk dihet përfundimi i bisedimeve se si do mbesin ato. Së paku është dashur të ketë politikë që derisa ka bisedime të mos merret me këtë punë. Për Serbinë, këto lloj drama që po ndodhin në Kosovë, i shkojnë në favor Serbisë. Kosova në vazhdimësi po del si shtet jostabil për nga ana e sigurisë dhe nga ana e problemeve. Kjo gjendje i shkon në favor shtetit të Serbisë”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika